Misioni i vetëm këto ditë në shtëpinë e “Big Brother Vip” është që banorët të gjejnë dy ‘ninxhat’ e natës.
Këta dy janë Sabiani dhe Einxhel të cilët janë zgjuar natën vonë për ta kthyer shtëpinë në një lëmsh të vërtetë, shkruan GazetaBlic.
Edhe pse Donaldi ka dhënë mendimin e vet se dy ‘ninxhat’ janë Sabiani dhe Einxhel, shumë nga banorët nuk u pajtuan me të.
Për herë të parë, kundër mendimit të Donaldit ishte edhe Semi e cila u shpreh se e ka luajtur shumë keq këtë lojë.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Dua t’i bëj gjithë njerëzit bashkë të shkojnë te ato dy emra që kam unë në mendje, kaq.
Semi: Ja ke fut p*rdhës me shkelm! E ke luajtur shumë keq këtë lojën.
Donaldi: Pse?
Semi: Se e ke luajtur shumë keq. E ke treguar veten shumë idiot
Donaldi: Pse?
Semi: Kështu e mendoj
Donaldi: Ju po hallakateni, nuk shikoni shenjat dhe nuk analizoni. Unë kam intuitë./GazetaBlic/


