Sporti

Ndodh për herë të parë në histori të klubit, City siguron 17 fitore radhazi në shtëpi

08/19/2023 23:16
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Newcastle United.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Alvarez shënoi golin e vetëm në këtë takim, duke i dhënë skuadrës së tij pikët e plota.

Ishte një ndeshje e nivelizuar, me Cityn që kishte më shumë dominim dhe më shumë raste për gol.

Manchester City ka fituar 17 ndeshje radhazi në shtëpi në të gjitha garat për herë të parë në historinë e klubit.