Lajme

Ndodh në Tiranë: I riu i bën “spektakël” policit dhe e hedh në tokë

03/28/2023 11:08
nga:Y I

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet ku një i ri është konfrontuar fizikisht me një efektiv policie.

Nga pamjet e JOQ duket se polici ka kapur të riun dhe kërkon ta arrestojë, por nuk e ka përballuar dot fizikisht.

Ky i fundit pas përpjekjeve për t’u larguar nga duart e efektivit, e ka goditur disa herë me grusht deri sa e ka rrëzuar në tokë.

Në pamje duket edhe një efektiv tjetër policie i cili nuk ka bërë dot të mundur kapjen e të riut që iku me vrap.