Dy burra janë shpëtuar pas 261 orësh, nga tërmeti shkatërrues në Turqi, më 6 shkurt, në Hatay.
Ekipet e shpëtimit që operojnë në rrënojat e një spitali privat zbuluan se dy persona ishin gjallë dhe të bllokuar nën rrënoja.
Pas një operacioni intensiv ku përfshiu policinë e operacioneve speciale, 26-vjeçari Mehmet Ali Sakiroglu dhe 34-vjeçari Mustafa Avci u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit nga rrënojat.
Hatay’ın Antakya ilçesindeki binanın enkazından 26 yaşındaki Mehmet Ali Şakiroğlu ile 34 yaşındaki Mustafa Avcı, depremin 261. saatinde sağ çıkarıldı https://t.co/h7CP5aOpVO pic.twitter.com/UzNi6ZsusS
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) February 16, 2023


