Lajme

Ndodh edhe kjo: Pas katër vjetëve tregon se ishte gjuajtur me armë zjarri nga babai dhe vëllai i gruas

06/12/2021 11:14
nga:Gazeta Blic

Një person ka raportuar pas katër vjetëve në polici se ishte gjuajtur me armë zjarri nga babai dhe vëllai i bashkëshortes, në rrugën “UÇK” në Pejë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se kjo ngjarje kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2017, pas një mosmarrëveshjeje që kishin.

Ngjarja kishte ndodhur derisa ai ishte në veturë, si pasojë e kësaj i njëjti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura sipas deklaratës së tij.

Ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

 

​5 raste të dhunës në familje brenda një dite