Lajme

Ndodh edhe kjo në Prishtinë: Qytetari hedh lavatriçen nga ballkoni i banesës në Lakrishtë

02/14/2024 12:44
nga:G B

Të jetuarit në një komunitet ka disa rregulla të caktuara të cilat duhet me doemos të respektohen. Një ndër kryesoret është edhe mbajtja e pastërtisë së hapësirave publike.

Veprime skandaloze ka bërë një qytetar në lagjen Lakrishtë, i cili është incizuar duke hedhur lavatriçen nga ballkoni i banesës, duke rrezikuar kështu qytetarët që mund të qëllonin poshtë ndërtesës.

“Nje veprim skandaloz besoj po shihet qarte aksidenti qe ka mujt me u shkaktu me kojshin posht. Perveq asaj ne kat te pare vrehet qartazi qe esht kopshti per femije! Bohet fjale per Lakrishte banesat e shqipnis. Kosovo Police”, thuhet në postimin e Vrojtuesve të Lagjes.