Showtime

Ndodh edhe kjo! Motrat Kardashian- Jenner me këngë të Yll Limanit solidarizohen me Ukrainën

02/26/2022 16:29
nga:Genita C

Të enjten Rusia filloi luftën kundrejt Ukrainës. Kriza mes këtyre dy shteteve po vazhdon akoma.

Sulme e bombardime ka pasur nga shteti rus, sulme të cilat lanë mijëra të plagosur e dhjetëra viktima.

Pamje të shumta janë bërë virale nëpër rrjetet sociale të cilat po prekin zemrat e të gjithëve.

Njëra ndër to është edhe një video e dy ushtarakëve ukrainas të cilët me lot në sy përshëndeten me të dashurat e tyre.

Të prekura nga këto zhvillime Kourtney Kardashian e Kendall Jenner kanë postuar këtë video në Instagramet e tyre.

Por ajo që bie më shumë në sy është kënga që dëgjohet në sfond. Videon e shoqëron kënga e Yll Limanit e cila titullohet “Vonë”.