Sporti

Ndodh edhe kjo: Klopp dhe Salah për pak sa nuk u konfrontuan fizikisht në fushë

04/27/2024 16:04
nga:Mergim Rreci

Liverpool ka barazuar në ndeshjen e sotme ndaj West Ham United.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2 me 2, rezultat ky që më shumë gjasë e lë Liverpoolin jashtë garës për titullin kampion, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqetësues ishte fakti se kishte një debat të ashpër mes Salah dhe Klopp, i cili mund të përfundonte me përplasja fizike, e cila u evitua nga Darwin Nunez.

Shkak raportohet të jetë minutazha e vogël që trajneri gjerman i dha futbollistit egjiptian në këtë takim.