Lajme

Ndodh edhe kjo, dhelpra sulmoi një senator republikan

04/06/2022 09:00
nga:Astrit Gashi

Një republikan është sulmuar në Capitol Hill nga një dhelpër.

Ami Bera ka thënë se ndjeu se diçka që i erdhi nga pas, teksa po ecte pranë një prej ndërtesave të zyrave të Senatit.

Ai iu kthye duke e përdorur çadrën e tij për të shmangur atë që mendonte se do të ishte një qen i vogël, por shpejt e kuptoi se e kishte ngatërruar me një dhelpër.

Policia në SHBA, paralajmëroi se mund të ketë disa strofka dhelprash në territorin e Capitolit dhe se personeli i kontrollit të kafshëve do të vihet në kërkim që të gjenin çdo gjë të dyshimtë.