Një situatë mjaft e çuditshme ka ndodhur gjatë ndeshjes së nivelit të pestë të futbollit spanjoll mes Ciudad Real dhe Toledo.
Arbitri i dha lojtarit të Ciudad Real, Nacho Mayo, një karton të dytë të verdhë në fillim të pjesës së dytë, por harroi ta përjashtonte. Kaluan disa minuta në të cilat futbollisti ishte ende në fushë dhe trajneri i skuadrës së tij vendosi ta zëvendësonte që askush të mos e vinte re, transmeton GazetaBlic Sport.
Në fund, arbitri e përjashtoi lojtarin me karton të kuq, kur ai tashmë ishte ulur në stol dhe vendësit mbetën me 10 lojtarë, por megjithatë e fituan ndeshjen 1-0 falë një goli në pjesën e parë.
/GazetaBlic Sport.