Sporti

Ndizet finalja e madhe | Jannik Sinner fiton setin e tretë ndaj Medvedev

01/28/2024 12:02
nga:Lorik J

Jannik Sinner, tenisti italian ka fituar në setin e tretë në finalen e madhe të Australia Open.

Sinner ka mposhtur në setin e tretë kundërshtarin, Danil Medvedev, përcjell GazetaBlic Sport.

Italiani triumfoi në këtë set me rezultatin 6-4, duke mos humbur asnjë nga shërbimet e tij dhe duke fituar shërbimin e fundit të kundërshtarit.

Tani, ndizet gjithçka, pasi Sinner ka ngushtuar avantazhin në 2-1 në sete.

Paraprakisht, Medvedev fitoi dy setet e para me rezultatin identik 3-6.

/GazetaBlic Sport