Me rastin e tetë vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari sonte është bërë ndezja e qirinjve te Murali në Prishtinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritarë bashkë me familjarë të Astrit Deharit e qytetarë tjerë morën pjesë në këtë përkujtim. I pranishëm ishte edhe avokati Tomë Gashi.
Postimi i plotë:
Astriti – Drita që na udhëheqë!
Astriti është pjesë e pandashme e jona, plaga që na mban të bashkuar dhe besimi se e ardhmja është për popullin shqiptar, për kombin tonë, për përparimin e tij mes kombeve të tjera të lira e të barabarta në botë.
Sot në mbrëmje, me një performancë artistike që nderoi sakrificën dhe shembullin e Astritit si student i shkëlqyeshëm dhe aktivist i palodhur e patriot, dhe me ndezje qirinjsh, u përmbyll dita përkujtimore për më të dashurin tonë që na mungon shumë, Astrit Deharin.
8 vite pa drejtësi janë tepër. Janë 8 vite me një peshë që rëndon mbi të gjithë ne, por ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë të kërkojmë Drejtësi për Astritin deri sa ajo të bëhet realitet.
Lavdi Astritit!