Temperaturat e larta që kanë kapluar vendin tonë, janë shtyse ndaj një sfide të re, asaj të shëndetit psikologjik.
Ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktojë reaksione psikologjike si ankthi, depresioni, ndjenja të lodhjes e të tjera.
Sipas psikologes Lule Alidema, individi nuk duhet të panikohet nga temperaturat e larta, por t’i menaxhojë benefitet që i sjellë i nxehti, që sipas saj, është efekti më i mirë për të menaxhuar vapën e verës.
“Si preventiva më efektive për menaxhimin e vetes në raport me ndryshimet klimatike-vapës është mos humbja e arsyetimit d.m.th arsyes se pse janë temperaturat e larta (të pranohet si normale të jetë nxehtë sepse jemi në stinën e verës). Në vend që individi të panikohet, ta shijoj duke i pranuar benefitet e të nxehtit. Assesi nuk duhet të pranohet i nxehti si kërcënim i asnjë forme për shëndetin tonë sepse ashtu siç i pranojmë rrethanat ashtu janë dhe mund të bëhen për njeriun”, tha psikologia Lule Alidema për GazetaBlic.
Sipas saj, çrregullimet psikologjike lidhen me ndryshimet fiziologjike që sjellin pasoja, e ndër të pranishmet tek njerëzit janë simptomat e ankthit që lidhen me ngarkesa psiqike e deri tek mendimet negative.
“Meqë çrregullimet psikologjike lidhen me ndryshimet fiziologjike që trupi mund t’i jep, atëherë sigurisht se rritja e nivelit të çrregullimit mund të jetë me pasoja. P.sh simptomat e ankthit lidhen me frymënxënie, marramendje, vështirësi në koncentrim, lodhje deri në këputje, ngarkesë psikike, mendime negative (fokus te funksionimi i organizmit të vet) etj, çka d.m.th se temperaturat e larta mund të ndikojnë fuqishëm te individi deri në rritje të shqetësimit. Shqetësim ky që individin sigurisht do ta fusë tutje në dilema dhe pasiguri mbi shëndetin e vet dhe për pasojë trajtimi do të jetë më i komplikuar dhe më zgjatur në kohë”, u shpreh Alidema.
Ndërsa, siç thotë psikologia Alidema, dallimi në mes temperaturave të larta dhe atyre të ftohta qëndron në simptoma të ndryshme që japin ndryshimet klimatike, ku të nxehtit mund të ndikojë edhe në ndryshime të frymëmarrjes, pulsit të rritur të cilat mund të bëhen pengesë e funksionimit të organizmit të individit.
“Dallimi qëndron te simptomet e ndryshme që japin temperaturat e larta nga temperaturat e ftohta. Janë ndryshimet klimatike nëpër stinë si dendësia e ajrit, lagështia etj që bëjnë diferencën që individi shumë lehtë e shpejtë ti ndërlidhë apo përshtas me çrregullimin e vet (ankth, depresion) apo edhe t’i pranoj si shqetësim të vetin, çka do të thotë se vapa mund të ndikoj në ndryshime të tilla si frymëmarrje të vështirësuar, puls të rritur, plogshti etj., dhe si të tilla këto ndryshime mund të bëhen pengesë për funksionimin normal të organizmit si dhe kryerjen e obligimeve rutinore”, theksoi ajo.
Ndër të tjera, psikologia vlerëson se çdo individë i takon natyrës, prandaj ndikohet nga ndryshimet klimatike, si nga aspekti psikologjikë ashtu edhe nga ai fizik. Përderisa, temperaturat e larta janë shkaktarë për çrregullime psikologjike, ato gjithsesi edhe mund t’a rrisin nivelin e këtyre çrregullimeve.
“Njeriu i takon natyrës, është pjesë e natyrës po ashtu edhe ndikohet nga ndryshimet natyrore klimatike, sikurse nga aspekti psikologjik ashtu edhe nga ai fizik. Ndikimet më të mëdha në ndryshimet klimatike e në theks temperaturave të larta (nxehti) ndodhë te individët që kanë më shumë predispozita të preken nga çrregullime psikologjike (ata me mbindjeshmëri emocionale-kanë apo nuk kanë ndonjë histori jetësore që mund ti kërcënoj i nxehti) si dhe ata që veçse kanë prezencën e ndonjë nga çrregullimet psikologjike. D.m.th tempraturat e larta mund edhe të janë shkaktar për çrregullime psikologjike por edhe mund t’a rrisin nivelin e çrregullimeve psikologjike”, përfundoi ajo.
/GazetaBlic/