Lajme

Ndikimi i temperaturave të larta në shëndetin e fëmijëve!

07/01/2025 14:01
nga:Genita C

*Vera është stina e argëtimit për fëmijët, por duhet pasur shumë kujdes edhe me ata dhe ekspozimin në temperatura të larta.

*Fëmijët gjithashtu janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta, prandaj prindërit apo kujdestarët duhet të tregojnë kujdes të veçantë për të parandaluar problemet që lidhen me të nxehtin.

*Nga nxehtësia e madhe mund të ndodhë dehidratimi që shfaqet me thatësi në gojë, urinim të rralluar, lodhje, irritim.

*Skuqje në lëkurë, sepse nga djersitja e tepërt në vende si qafa, sqetullat dhe pjesa e pasme irritohet lëkura.

*Infeksione gastrointestinale që shoqërohen me të vjella, diarre, dhimbje barku nga konsumimi i ushqimeve të kontaminuara.

*Prandaj, mjekët në spitalin ‘’Fati Im’’ rekomandojnë hidratim të rregullt, veshja të lehtë, qëndrimi në hije dhe mbrojtje nga dielli, poashtu kujdes me ajrin e kondicionuar mos e vendosni fëmijën direkt përballë kondicionerit dhe ruani temperaturën në një nivel të moderuar.

*Kujdes me ruajtjen dhe konsumin e ushqimit të ekspozuar, ushqehuni shëndetshëm.

*Në spitalin ‘’Fati Im’’ ju mirëpresin mjekët e dëshmuar pediatër.

🏥SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!