Në një prononcim për GazetaBlic gjinekologia Aida Kumnova, ka treguar efektet anësore të përdorimit të barnave gjatë ciklit menstrual për vajzat, dhe barnat që ndihmojnë në ndalimin e dhimbjeve menstruale.
“Përdorimi i terapisë gjatë dhimbjeve të ciklit menstrual nuk ka efekte anësore për pacientet, për arsye se ajo janë preparate analgjetike kundër dhimbjeve, dhe për këtë nuk kanë ndonjë efekt anësor tek vajzat. Ndërkohë, mund ti përdorin pa asnjë problem përshkak të dhimbjeve”, theksoi ajo.
Sa kanë ndikim barnat gjatë ciklit menstrual tek vajzat?
“Të gjitha nënat apo gratë më të vjetra, i thonë tvajzave të reja se mos i përdorni se munden për të pasur probleme dhe efekte anësore, por në realitet ajo nuk qëndron për arsye se ato janë preparate analgjetike. Ato janë kundër dhimbjeve të cilat mund t’i përdorin edhe pas ciklit menstrual. Për shembull, nëse kemi ndonjë temperaturë, apo dhimbje të trupit mund t’i përdorim ato preparate. Në qoftë se këto preparate kanë efekte anësore tek vajzat për mos me mbetur shtatëzënë e kanë të njëtin efekt, si me cikël, si pa cikël kur i përdorim. Efekti i vetëm anësorë mund të jetë që nuk do të kenë reagim në terapi”, tha Kumnova.
Ajo tutje tregoi, terapitë që mund të përdorin vajzatë për ndalim të dhimbjes gjatë ciklit menstrual.
“Preparatet të cilat përdoren për ndalimin e dhimbjeve të ciklit menstrual janë preparatet: Diklofen, Naklofeni, Brufeni. Të cilat në mjekësi i përdorim kundër dhimbjeve dhe kanë efektin kundër dhimbjes, nuk kanë efekte anësore, nuk janë problematike nëse përdoren dhe fillimi i përdorimit të tyre duhet të bëhet prej ditës së parë së ciklit menstrual, diku përafërsisht tri ditë ”, potencoi gjinekologia.
Gjinekologia Kumnova, gjithashtu theksoi se njëra ndër efektet anësore që mund të kenë femrat për përdorim të barnave gjatë ciklit është ndalimi i sasisë së madhe të ciklit.
“Tek disa gra si efekt anësor mundet me qenë që ju ndalet cikli menstrual d.m.th nuk ju lëshohet sasi më e madhe, kjo mundet me qenë e vërtetë. Ka punime shkencore që tregon që nëse pacientet kanë pëdorur preparate mundet me qenë sasia më e vogël e gjakderdhjes, mirëpo ndonjë efekt tjetër anësorë nuk ka”, përfundoi gjinekologia Aida Kumnova.
Lidhur me çështjen e efekteve anësore të barnave që përdorin vajzat gjatë ciklit menstrualë dhe sigurinë e këtyre medikamenteve në një prononcim për GazetaBlic, tregoi edhe gjinekologia Merita Demolli.
“Barnat për ndalimin e dhimbjes së menstruacionit (dismenorrea) janë përgjithësisht të sigurta kur përdoren sipas udhëzimeve të mjekut . Medikamentet më të zakonshme për trajtimin e dhimbjes së ciklit përfshijnë, anti-inflamatorët josteroidë (NSAIDs) si ibuprofeni dhe naprokseni, si dhe pilulat kontraceptive që rregullojnë ciklin menstrual dhe zvogëlojnë dhimbjen”, tha ajo.
Kur pritet që barnat ta kenë çmimin e njëjtë në të gjitha barnatoret e Kosovës?
Cilat janë efektet e medikamenteve, që ndalojnë dhimbjen e ciklit menstrualë?
NSAIDs (si ibuprofeni dhe naprokseni): Probleme të tretjes: Të përziera, dhimbje stomaku, ulçera gastrike dhe gjakderdhje, Probleme kardiovaskulare: Rritje e rrezikut për sulme në zemër dhe tru (në përdorim afatgjatë dhe në doza të larta), Probleme të veshkave: Dëmtim të funksionit të veshkave, veçanërisht në individët me sëmundje të veshkave, Reagime alergjike: Rash, urtikaria, dhe në raste të rralla, reaksione anafilaktike.
Pilulat kontraceptive: Efekte hormonale: Ndryshime të humorit, dhimbje koke, rritje në peshë, Probleme kardiovaskulare: Rritje e rrezikut për tromboza venozë të thellë, emboli pulmonare, sulme në zemër dhe tru, Probleme të mëlçisë: Rritje e enzimave të mëlçisë, në raste të rralla, adenoma hepatike, Probleme me lëkurën: Akne dhe ndryshime në pigmentim të lëkurës.
Demolli ka treguar, për ndikimin e pilulave kontraceptive nëse kanë përdorim të gjatë nga vajzat.
“Nuk ka prova të forta që përdorimi i NSAIDs ose pilulave kontraceptive, për trajtimin e dhimbjes menstruale që dërgon në infertilitet. Megjithatë, përdorimi i gjatë dhe në doza të larta të NSAIDs mund të ndikojë në ovulacion dhe të vonojë shtatzëninë. Pilulat kontraceptive nuk ndikojnë në fertilitetin afatgjatë dhe fertiliteti rikthehet zakonisht menjëherë pas ndalimit të përdorimit të tyre”, vazhdoi ajo.
Në fund gjinekologia Demolli, ka treguar moshat që mund t’i pasojnë efektet anësore pas përdorimit të medikamenteve mjekësore dhe pilulave kontraceptive.
NSAIDs: Të rinjtë dhe të rriturit mund të kenë më shumë gjasa për të përjetuar probleme të tretjes dhe reaksione alergjike. Ata me një histori të sëmundjeve të stomakut, zemrës, ose veshkave janë më të rrezikuar. Pilulat kontraceptive: Gratë mbi 35 vjeç që pinë duhan kanë një rrezik më të lartë për probleme kardiovaskulare. Gratë me histori familjare të sëmundjeve të zemrës, trombozave, ose problemeve të mëlçisë janë gjithashtu më të rrezikuara.
“Në përgjithësi, përdorimi i moderuar dhe i kujdesshëm i këtyre barnave është i sigurt për shumicën e njerëzve. Këshillohet që gjithmonë të konsultoheni me një profesionist shëndetësor para fillimit të një trajtimi të ri për dhimbjet menstruale”, përfundoi gjinekologia Merita Demolli.
/GazetaBlic/