Pavarësisht trajtimeve të disponueshme, çrregullimi i mungesës së vëmendjes/hiperaktivitetit, ose ADHD, shpesh nuk zbulohet tek të rriturit, duke shkaktuar pengesa në jetën e tyre personale dhe profesionale.Shkurtesa përfaqëson një klasë të çrregullimeve neurozhvillimore që zakonisht diagnostikohen te fëmijët e moshës shkollore, por ato mund të prekin çdo grupmoshë.
ADHD është zakonisht i padiagnostifikuar tek të rriturit, veçanërisht te gratë, minoritetet e edhe ata më të vjetër se 40 vjeç.
Lidhur me këtë në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua Shpresa Komani Frrokaj Psikologe Klinike, psikologe, ku tha se sipas studimeve, ky çrregullim ka bazë neurologjike, por ndikon edhe gjentika.
“Origjina e këtij çrregullimi ende edhe sot e kësaj dite nuk dihet saktë. Studjuesit mendojnë që ky çrregullim ka bazë neurologjike, por ndikon edhe gjenetika. ADHD-ja shfaqet dhe mund të diagnostifikohet në mes moshës 6-18 vjeçare”, deklaroi ajo.
Tutje ajo tregon se si vihen re simptomat dhe se çka është ADHD-ja ose çrregullimi i mungesës së vëmendjes/hiperaktivitetit.
“ADHD-ja ose ndryshe çrregullimi i mungesës së vëmendjes ose hiperaktivitet është një çrregullim i shëndetit mendor që vihet re me shfaqje të sjelljeve impulsive dhe hipëraktive. Zakonisht në moshat më të vogla pediatrit ose mjekët familjar mund t’i vënë re simptomat që fëmijët shfaqin dhe përmes këtyre simptomave të vihet deri te diagnostifikimi me ndihmën e neurologut, psikiatrit apo psikologut”, tha ajo.
Tutje ajo poashtu tregon për shfaqjen e simptomave të personave të rritur, të prekur me çrregullimin e ADHD-së.
“ADHD-ja, prekë fëmijët edhe të rriturit.Disa nga simptomat që shfaqin personat me ADHD janë: Fëmiu ose i rrituri nuk mund të qëndrojë i qetë, pengon të tjerët derisa flasin, nuk mund të qëndrojë në rradhë dhe pengon rradhën.Nuk mund të përqendrohet për një kohë të gjatë në një aktivitet apo detyrë, shpërqëndrohet shumë lehtë dhe nga gjëra shumë të vogla. Harron gjërat ose detyrat që ka për t’i përfunduar, humbet gjërat personale.Kryen lëvizje shumë të shpejta dhe nuk mund t’i kontrollojë impulset e tij/saj”, potencoi ajo.
Psikologia gjithashtu përmend edhe llojet e çrregullimit të mungesës së vëmendjes/hiperaktivitetit ose ADHD-ja.
“Llojet e ADHD-së janë: kryesisht i pavëmendshëm, kryesisht hiperaktiv impulsiv, tipi i kombinuar edhe te fëmijët edhe tek të rriturit, nëse ky çrregullim nuk trajtohet shkakton shumë pengesa në emocionet e individit, sjelljet e tij dhe në zhvillimin kognitiv”, u shpreh ajo.
“Të rriturit me ADHD- kanë pothuajse të njëjtat simptoma me fëmijët me ADHD. Të rriturit ky çrregullim i pengon në studime, në punë dhe në jetë”, vazhdoi tutje ajo.
Frrokaj më tej thotë se ky çrregullim ose ADHD-ja duhet trajtuar, ndryshe paraqet probleme në jetën e individit të prekur nga ky çrregullim.
“Nëse i rrituri me çrregullimin ADHD nuk trajtohet, ky çrregullim e pengon atë në krijimin dhe ruajtjen e mardhënieve sociale, në shëndetin emocional, në zhvillimin e përgjithshëm emocional dhe kognitiv”, theksoi ajo.
Për në fund psikologia Shpresa Komani Frrokaj tregon metodat e trajtimit të kësaj sëmundje të mungesës së çrregullimit/hiperaktivitetit tek njeriu i rritur.
“Disa nga metodat e trajtimit që përdoren për këtë çrregullim janë: 1. Terapi të sjelljes, psikoterapi dhe këshillim, medikamente, teknika të Terapisë Kognitivo-biheviorale. Nëse të rriturit trajtohen, mund të jenë shumë funksional në jetë, punë dhe mardhënie të ndryshme” përfundoi psikologia Frrokaj për GazetaBlic.