Lajme

“Ndikim negativ”, ambasada britanike reagon ndaj bojkotit të Listës Serbe

10 muaj më parë
nga:G B

Lista Serbe ka njoftuar se do të bojkotojë procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut,  që do të mbahet më 21 prill. Gjithashtu, anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore (KKZ) në veri nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje.

Këto zhvillime në veri të vendit i ka komentuar ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, të cilët në një përgjigje për Dukagjinin kanë shprehur keqardhje për këto veprime.

Veprime të cilat ambasada britanike i vlerëson se ndikojnë ë negativisht që shqetësimet e komunitetit serb të adresohen.

“Zgjedhjet janë një liri kritike dhe janë pjesë e rëndësishme e demokracisë së Kosovës.

Na vjen keq për njoftimin e Listës Serbe dhe të politikanëve të tjerë të pavarur serbë të Kosovës për të bojkotuar votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave dhe vendimin që anëtarët e komisioneve zgjedhore komunale nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje.

Këto vendime do të ndikojnë negativisht në mundësinë që shqetësimet legjitime të komunitetit serb të Kosovës të adresohen”, thuhet në përgjigjen e tyre.