Përparim Gruda nga PDK, ka thënë në “Pressing” të T7, se për 5 vjet Kurti po i ia ngushton “lakun” qytetarëve, sa 100 euro më pas po iu duken çlirim.
Ai ka thënë se është përgjegjësi e të gjithëve rezistenca për të ndaluar shembjen të gjithë sistemit.
“Nuk është detyrë e partive politike me marrë Kurtin e me çu në prokurori, nuk është detyra. Nuk është detyra jonë me i thënë Kurtit mos i ndajë paret sepse po i blen zgjedhjet”.
“E cakton datën, ndan pare të paligjshme, ndihma, ndihma. Pra, për 5 vjet ia ngushton lakun qytetarëve dhe 100 euro iu duken çlirim”, ka thënë Gruda.


