Showtime

Ndihet i vetmuar pa të në shtëpi, Efi ka një mesazh për Luizin nga jashtë

02/06/2023 13:33
nga:G B

Pas eliminimit të Efit Luizi ka filluar të ndihet i vetmuar në “Big Brother VIP”. 

Kjo pasi ajo ishte kthyer në krahin e tij të djathtë brenda shtëpisë.

Së fundmi, gjatë një bisede me Kiarën, Luizi është shprehur se loja është bërë e vështirë pasi ka 8 banorë kundër. Pas deklaratës së tij ka reaguar dhe Efi nga jashtë.

Ajo ka publikuar në Instastory një postim mbështetës për shokun e saj. “Nuk je kurrë vetëm kur qëndron pranë të vërtetës, sepse e vërteta është gjithmonë me ty”, shkruhet në postim, teksa Efi ka shtuar: Mirëmëngjes vetëm Luizit!

Ndihet i vetmuar pa të në shtëpi, Efi ka një mesazh për