Lajme

“Ndihem i tradhtuar”- Flet i dënuari me 40 vjet burgim për ngjarjen e Kumanovës

05/23/2025 12:20
nga:Y I

Fatmir Reçica ka kaluar 10 vjet nga 40 sa është i dënuar për ngjarjen e 9 dhe 10 majit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Ai në intervistë për emisionin MAT ka folur për luftimet por edhe një dekadë burgim në burgun e Idrizovës.

“Unë për vete ndihna i tradhtum se na ja jena patriotë, se qëllimin tonë e kemi pasë të pastër edhe ardhja jonë këtu… d.m.th e dinë, vetëm këto vuajtje maltretime, këto hjeka që i kemi pasë veç lëkura jonë e din”, shprehet ai.

Në lidhje me këtë tradhti që ju bë grupit, ai beson se është dikush shqiptar që ua bëri.

“Normal që shqiptarë se të huajit nuk pret diçka, prej palës tjetër. Nëse dikush beson në armik atëherë nuk mundet me kanë normal”.

Po janë të tjerë që kanë dyshime në institucionet e Kosovës, por edhe shërbime sekrete të vendeve fqinje që sajuan ngjarjen.