Sonte qyteti i Ferizajt është ndriçuar me dritat e Vitit të Ri.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Agim Aliu.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ai uroj që viti që po vjen të jetë shpresëdhënës e i begatë për të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë:
“Festat e fundvitit po afrojnë. Përplot gëzim, të gjithë i presim. E sonte, bashkë me ferizajasit e vegjël, nën tingujt e muzikës së krijuar nga vet ata, marshin festiv plot entuziazëm e gëzim, lumturi e momente magjike që veq fëmijët dijnë t’i falin, ndezëm dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe gjithë sheshit të qytetit, stolisur bukur, me shije, që Ferizajt i dhanë kurorën e shkëlqimin e festave në prag të ndërrimit të moteve.
Sa më i mbarë qoftë viti që po vjen, shpresëdhënës e i begatë për të gjithë ju bashkëqytetarë!
Le të na gjejnë festat e fundvitit, shëndetplotë me gjithë familjen e me dashuri dhe respekt mes njëri-tjetrit”.