Sporti

Ndëshkohet Lewis Hamilton, në Brazil niset i fundit

11/13/2021 18:53
nga:Mergim Rreci

Vjen vendimi zyrtar i komisarëve të garës në Çmimin e Madh të Brazilit. Lewis Hamilton skualifikohet për parregullsi teknike në Mercedesin e tij dhe do të duhet ta nisë sprintin nga vendi i fundit në rrjet ose nga “pit lane”. Ndërkohë Verstappen merr një gjobë prej 50 mijë eurosh!

DRS e Mercedes “44” ishte më e gjerë se sa lejohej në klasifikimin e së premtes, i kalonte 85 milimetrat e përcaktuara në Rregulloren Teknike të F1, ndaj makina u shpall e parregullt. Delegati teknik i FIA-s, Jo Bauer, ua dërgoi raportin komisarëve.

Komisarët argumentojnë se ndonëse është një gabim i izoluar, duke pranuar Mercedesi nuk po përpiqej të përfitonte, shkelja është e qartë.