Sporti

Ndeshjet interesante në Superligën e Basketbollit, vëmendja në Suharekë

03/08/2026 09:26
nga:Genita C

Vazhdon edhe sot java e 23-të në Procredit Superliga.

2 ndeshje do të zhvillohen, me të dyja që cilësohen si ndeshje derbi.

Vëmendja do të jetë në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqir i Pejës, ndërsa po ashtu dhe derbi lokal i kryeqytetit mes Borës dhe Sigal Prishtinës.

Kujtojmë se ndeshja Golden Eagle Ylli-Peja zhvillohet sonte në orën 19:30, ndërsa Bora-Sigal Prishtina në orën 20:00.