Ndeshjet e kësaj fundjave në Premier League nuk do të transmetohen në Kinë.
Sipas BBC, kjo është për shkak të protestave të planifikuara për Ukrainën, përcjell GazetaBlic Sport.
Fundjavën e kaluar, pati protesta në solidaritet me Ukrainën në disa ndeshje të Premier League. Këtë fundjavë që vjen, liga ka planifikuar gjeste të përbashkëta për të treguar mbështetje për vendin e shkatërruar nga lufta.
Sipas BBC, kompania e transmetimit në Kinë tani ka vendosur të mos shfaqë ndeshjet e kësaj fundjave, për shkak të demonstratave. Informacion që liga ka zgjedhur të mos komentojë, thekson kanali televiziv.
Kina nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës dhe nuk do ta bëjë këtë në të ardhmen, sipas Reuters. Ata as nuk i kanë kritikuar hapur veprimet e Rusisë.
/GazetaBlic Sport/


