Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e fundit Superligës së Kosovës në futboll për sezonin vjeshtor.
Pritet të jetë një xhiro fantastike në të cilën do të zhvillohen disa ndeshje interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Kryendeshja do të zhvillohet në Suharekë, atje ku do të takohen Ballkani dhe Gjilani. Të dy skuadrat janë në krye të tabelës, me skuadrën e Bekim Isufit që është në vendin e parë me një pikë më shumë.
Cilado skuadër që do ta fitojë këtë takim, do të jetë kampione vjeshtore. Megjithatë, Drita e Ardian Nuhiut poashtu shpreson tek një barazim mes dy skuadrave, kurse kërkon fitoren në Gjilan ndaj Ulpianës.
Një ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Llapit dhe Prishtinës, me të dy skuadrat që tradicionalisht kanë dhënë futboll interesant në ndeshjet e tyre direkte.
Ja orari i ndeshjeve dhe tabela momentale.


/GazetaBlic Sport/


