Ditën e sotme, me fillim nga ora 20;45, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kundër Rumanisë, Kosova kërkon fitore bindëse në mënyrë që të mund ta arrijë vendin e parë në grup.
Pritet të jetë një ndeshje e tensionuar, kjo për shkak të ambientit jo miqësor, me të cilin Kosova është përballur vazhdimisht në Bukuresht.
Bazuar tek ndeshjet e kaluara direkte mes këtyre do kombëtareve, Rumania ka bilanc më të mirë, ku ka siguruar dy fitore nga tre ndeshje të luajtura.
Një ndeshje tjetër ka përfunduar me barazim, kurse Kosova ende nuk e ka shijuar fitoren ndaj këtij rivali.
/GazetaBlic Sport/