Sporti

Ndeshje shumë interesante në xhiron tjetër në Superligë, do të zhvillohen në mesjavë

04/25/2021 20:18
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës e vazhdon aktivitetin e saj përsëri në mesjavë.

Tashmë jemi futur në fazën finale të këtij edicioni ku garë për titullin kampion dhe mbijetesën po bëhet gjithnjë e më interesante, shkruan GazetaBlic.

Ballkani do të përballet me Llapin në Suharekë, kurse Drita do të ndeshet me skuadrën e Besës në Brestovik.

Në anën tjetër, Prishtina e pret në kryeqytet skuadrën e Trepçës ’89.

Më poshtë i gjeni çiftet komplete të xhiros 31-të dhe klasifikimin:

JAVA 31

E marte, 27.04.2021

Feronikeli – Arbëria 15:00

E mërkure, 28.04.2021

Prishtina – Trepça ‘89 15:00

Gjilani – Drenica 15:00

Ballkani – Llapi 15:00

Besa – Drita 15:00