Sporti

Ndeshje interesante në Premier League, në fushë zbresin disa nga skuadrat e mëdha

12/30/2023 08:51
nga:Mergim Rreci

Premier League vazhdon aktivitetin edhe në këtë kohë festash.

Sot, në fushë zbresin Chelsea, Manchester City dhe Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht, nga ora 13:00, Chelsea do të luajë në transfertë ndaj Luton, kurse më vonë Manchester City do tē përballet me Sheffield United.

Krejt në fund, Manchester United kërkon fitoren e radhës ndaj Nottingham Forest, takim ky që fillon në ora 18:30.