Sporti

Ndeshje edhe në SHBA, La Liga merr vendimin për sezonin 2025-2026

04/25/2024 13:02
nga:E K

La Liga do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë e bëri të ditur presidenti i kampionatit spanjoll, Javier Tebas i cili foli në mikrofonat e Expansion:

“Nuk e di kur, por këtë herë La Liga do të luajë ndeshje zyrtare jashtë vendit. Mendoj se mund të fillojë nga sezoni 2025-26.

“Luajtja e ndeshjeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara do të forcojë pozicionin tonë në tregun e Amerikës së Veriut, i cili është i dyti më i madh për La Liga-n pas atij spanjoll.

“Kampionate të tjera shumë konkurruese po vendosen ngadalë, kështu që ne nuk mund të bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë, ata do të na kalonin nëse nuk do të shkonim dhe të luanim disa nga ndeshjet tona të kampionatit atje”.