Sporti

Ndeshje e zjarrtë në Champions League: Real Madrid do përballet me Chelsean

03/17/2023 12:15
nga:E K

Shorti i Ligës së Kampionëve po hidhet sot në Nyon.

Milan, Inter, Napoli, Manchester City, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich dhe Benfica janë skuadrat e kualifikuara në çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid tashmë ka mësuar kundërshtarin e radhës pasi eliminoi me sukses finalistin e vitit të kaluar, Liverpoolin.

“Los Blancos” do të kenë ballafaqim me Chelsean.