Sporti

Ndeshje e jashtëzakonshme/ Outsiders mposhtin Vitalityn

11/01/2022 16:14
nga:Lorik J

Ka përfunduar ndeshja e jashtëzakonshme mes Vitality dhe Outsiders në IEM Rio Major të CS:GO.

Ekipi rus, Outsiders ka mposhtur ekipin e Vitality në “Overpass”,  përcjell GazetaBlic Sport.

Outsiders ka mposhtur Vitality me rezultatin 12:16.

Kjo është humbja e dytë e Vitality në “Challengers Stage” – teksa shkojnë në seri 1-2. Kujtojmë se Vitality është ekipi i dytë më i mirë në botë.

Ndërkohë, Outsiders është në seri prej dy fitoresh dhe një humbje.

/GazetaBlic Sport