Sporti

Ndeshja që përloti botën: Finlanda fiton duelin, Eriksen fiton luftën me vdekjën

06/12/2021 21:30
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në mes Danimarkës dhe Finalandës.

Ndeshje maratonike që dha emocione të jashtëzakonshme, frikë dhe dhimbje të madhe tek tifozët anë e mbanë botës, shkruan GazetaBlic Sport.

Finlanda fitoi takimin me rezultat 1 me 0, por rezultati i këtij takimi doli në plan të dytë.

Christian Eriksen pësoi atak kardiak në minutën e 43’të dhe ra pa ndjenja në fushë. Ai luftoi me vdekjën për disa minuta dhe vetëm falë reagimit të shpejtë tek të gjithë akterëve ia doli të kthehet në jetë.

Ai momentalisht është mirë dhe gjendja e tij po monitorohet nga stafi shëndetësor.

/GazetaBlic Sport/