Sporti

Ndeshja ndaj Sassuolos, mësohet se a do të jetë i gatshëm Ibrahimovic

11/25/2021 16:12
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thuhet se do të ketë në dispozicion Zlatan Ibrahimovic për ndeshjen kundër Sassuolos këtë fundjavë.

Suedezi zëvendësoi Olivier Giroud pas 66 minutash në fitoren 1-0 ndaj Atletico Madrid të mërkurën, por 40-vjeçari dukej se kishte pasur një problem në fund të ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Tuttosport raporton se veterani i ka siguruar të gjithë se po shkon mirë dhe do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme.

Milani ka një program të ngjeshur përpara Krishtlindjeve dhe ende po luan për një vend në 1/16 e Ligës së Kampionëve pas dy javësh.

Kuqezinjtë presin Liverpoolin në raundin e fundit të ndeshjeve dhe një fitore ndaj lojtarëve të Jürgen Klopp mund të mjaftojnë për t’u kualifikuar, nëse rezultati midis FC Porto dhe Atletico Madrid shkon në favor të tyre.

Milani është i pari me Napolin në Serie A, me 32 pikë nga 13 ndeshje, por synon të rikthehet nga disfata befasuese ndaj Fiorentinës herën e fundit.

Zlatan shënoi dy herë në ndeshjen në Artemio Franchi dhe Tuttosport pretendon se Ibrahimovic është në dispozicion për ndeshjen kundër Sassuolos këtë fundjavë.

/GazetaBlic Sport/