Sporti

Ndeshja miqësore mes legjendave për pak sa nuk përfundoi me një sherr | Seedorf u nervozua pas faullit të brazilianit

12/17/2023 14:09
nga:Lorik J

Legjendat e Sao Paolo dhe Milanit luajtën një ndeshje bamirësie në Brazil dhe Sao Paulo fitoi 4:1.

Në një ndeshje miqësore, Clarence Seedorf u nervozua me Joseu, i cili bëri një ndërhyrje të ashpër, përcjell GazetaBlic Sport.

Kishte një moment nervozizmi. Konflikti i mëtejshëm u parandalua pas reagimit të shokëve të tij në fushë, dhe pas ndeshjes Josue tha se reagimi i Seedorf ishte i paqartë për të dhe se Seedorf ishte i zemëruar për shkak të humbjes së rëndë.

Dodo (tre gola) dhe Valber shënuan për fitoren e Sao Paulos, ndërsa shënuesi i vetëm për Milanin ishte Ricardo Oliveira.