Ka përfunduar koha e rregulltë e ndeshjes Suedi – Ukrainë.
90 minutat e ndeshjes kanë përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Zinchenko shënoi fillimisht për Ukrainën, kurse Forsberg realizoi për të barazuar rezultatin për Suedinë.
Në pjesën e dytë, kombëtaret rrezikuan, megjithatë nuk kishin fat pasi goditën tri herë shtyllëm.
Suedia goditi dy herë – kurse Ukraina një herë.
Tani, vazhdimet ose penalltitë do të përcaktojnë fituesin e ndeshjes dhe njëkohësisht çerekfinalistin e radhës.
/GazetaBlic Sport


