Sporti

Ndeshja mes Leeds United dhe Manchester Cityt do të jetë shumë e veçantë për Erling Haaland

12/28/2022 10:50
nga:Mergim Rreci

Leeds-Manchester City, e planifikuar për këtë të mërkurë mbrëma, do të jetë shumë e veçantë për Erling Haaland.

Pikërisht në këtë qytet ka lindur sulmuesi 22 vite më parë kur aty luante babai i tij, Alf-Inge dhe në krye të trajnerit kundërshtar është Jesse Marsch, amerikani që stërviti sulmuesin norvegjez në RB Salzburg, në 2018/2019, para transferimit te Dortmundi, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëdhënia e mirë mes të dyve u përkthye në një mesazh që ata shkëmbyen kur u mor vesh shorti. “Ai më tha se ishte shumë i kënaqur që luante në Boxing Day kundër nesh dhe unë i dhashë leje që të kishte një dëmtim të lehtë në kofshë atë ditë”.

“Ai ka lindur këtu, babai i tij ka një histori të rëndësishme këtu dhe ai ka Leeds në zemrën e tij. Kemi folur shumë përpara se të pranoja këtë pozicion”, tha zëvendësuesi i Marcelo Bielsa.

/GazetaBlic Sport/