Ndeshja e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës mes Malishevës dhe Fushë Kosovës do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ky ballafaqim do luhet në Suharekë, pasi Malisheva aktualisht është duke ndërruar fushën e stadiumit të tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
Delegimi i referëve për këtë duel është si në vijim:
E shtunë 17:00 | Malisheva – Fushë Kosova, gjyqtar kryesor: (Vigan Ibërdemaj), asistentët (Fatlum Jashari, Enis Bejtuallahu), gjyqtari i katërt (Ilir Mehmeti), VAR (Valon Bajgora), A-VAR (Alban Ejupi).
Malisheva në xhiron e parë fitoi ndaj Dukagjinit me rezutlatin minimal 0-1, teksa Fushë Kosova nuk luajti si pasojë e problemeve të SC Gjilanit.
/GazetaBlic Sport


