Zyrtarët e Liverpool kanë frikë se shpërthimi i Covid-19 që po prek skuadrën do t’i pengojë ata të luajnë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës angleze kundër Arsenalit të enjten.
Sipas Daily Mail, skuadra e Anfield ka të infektuar trajnerin Jurgen Klopp dhe lojtarët Alisson, Joel Matip dhe Roberto Firmino, por rastet mund të mos ndalen me kaq, përcjell GazetaBlic Sport.
Seanca stërvitore e së martës u anulua për shkak të zbulimit të më shumë rasteve pozitive. Pritet që në orët në vijim të dihen më shumë detaje rreth situatës.
/GazetaBlic Sport/


