Gjermania e Julian Nagelsmann është gati të përballet me Skocinë e Steve Clarke në ndeshjen hapëse të UEFA Euro 2024 në ‘Allianz Arena’ në Gjermani.
Ky takim do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00, duke i dhënë fund pritjeve për fillimin e kompeticionit më të madh evropian në nivel kombëtaresh.
Gjermania dhe Skocia janë përballur 17 herë. Gjermania ka qenë skuadra dominuese, duke fituar 8 nga ato 17 ndeshje, ndërsa Skocia ka fituar vetëm 4 prej tyre, transmeton GazetaBlic Sport.
Formacioni i mundshëm i Gjermanisë:
Neuer; Kimmich, Tah, Rudiger, Mittelstadt; Kroos, Andrich; Musiala, Gundogan, Wirtz; Havertz
Formacioni i mundshëm i Skocisë:
Gunn; Hendry, Hanley, Tierney; Ralston, McTominay, Gilmour, Robertson; McGinn, Christie; Shankland
/GazetaBlic Sport/