Sporti

Ndeshja Fiorentina-Inter: Prokuroria hap dosje, Fiorentina rrezikon ndëshkim

10/25/2022 16:24
nga:Mergim Rreci

Prokuroria e Federatës së Futbollit ka hapur hetime në lidhje me ndeshjen, Fiorentina – Inter.

“Neruazzurët” triumfuan me rezultat 3 me 4, në një ndeshje dramatike, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas përfundimit të ndeshjes, nga Interi qarkulluan lajme për ofendime nga shefi i Fiorentinës ndaj drejtuesve zikaltër në dhomat e zhveshjes, më pas të mohuara nga vet ata me një kërkesë falje.

Gjithashtu, kishte raportime edhe për dhunë flagrante ndaj një tifozi të Interit në tribuna.

/GazetaBlic Sport/