Sporti

‘Ndeshja e vitit’ në Premier League, Tottenham dhe Manchester City përballen sonte në Londër

05/14/2024 08:01
nga:Mergim Rreci

Tottenham dhe Manchester City e luajnë sonte ‘ndeshjen e vitit’ në Premier League.

Skuadra nga Londra me një fitore të mundshme do të mbetej në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, kurse ‘Qytetarët’ do ta siguronin në masë të madhe titullin kampion në Premier League, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes dy skuadrave kishte prodhuar spektakël të jashtëzakonshëm, duke u mbyllur me shifrat 3 me 3, ashtu siç pritet të dhurojë edhe sonte.

Momentalisht, skuadra e Arsenalit është kryesuese e tabelës me një pikë më shumë se City, duke shpresuar që sonte rivali më i urryer, Tottenham do të triumfojë.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Tottenham: Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Emerson; Sarr, Bentancur; Kulusevski, Maddison, Johnson; Son

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Dias, Gvardiol; Silva, Rodri, De Bruyne; Doku, Haaland, Foden

/GazetaBlic Sport/