Sporti

Ndeshja e shtyrë ndaj Ballkanit, reagon Prishtina: Kjo është ndërhyrje direkte në garë dhe favorizim i njërit ekip!

10/25/2022 19:38
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Prishtinës ka reaguar edhe njëherë për ndeshjen e shtyrë mes saj dhe Ballkanit.

Ky takim ishte planifikuar të luhej të dielën, por që Komisioni i Garave vendosi që ndeshja të shtyhet për një afat të pacaktuar, kjo për shkak të angazhimeve që Ballkani ka në garat e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina e konsideron këtë si ndërhyrje direkte në garë dhe favorizim i njërit ekip.

Ja reagimi i tyre i plotë: