Guild Eagles [Bad News Eagles] kanë zhvilluar sot ndeshjen e parë si pjesë e organizatës së ish futbollistit, David Beckham.
Në kuadër të CCT East Europe, gamerat shqiptarë fituan mapin e parë ndaj Team Space në Ancient me rezultat 16:13 kurse u mposhtën në Vertigo me rezultat 13:6, shkruan GazetaBlic Sport.
Në mapin vendimtar Guild Eagles u mposhtën në mapin e tyre të preferuar Mirage me rezultat 16:13 duke u eliminuar nga ky turne.
/GazetaBlic Sport/


