Kupa e Botës 2022

Ndeshja e fundit në grup, Deschamps paralajmëron ndryshime

11/29/2022 15:23
nga:Mergim Rreci

Franca përgatitet për ndeshjen me Tunizinë, ku do të kërkojë fitoren e tretë në fazën e grupeve, ndonëse e ka siguruar kualifikimin.

Trajneri Didier Deschamps ka luksin që të bëjë disa ndryshime në formacion pa presionin e objektivit për të kaluar më tej, me trajnerin i cili vlerëson kundërshtarin duke vënë theksin te rëndësia që ka kjo sfidë për ta, çka e rrit shkallën e vështirësisë për ekipin e tij.

“I kam ndjekur ndeshjet e Tunizisë. Duhet të dimë që ata ndaj nesh do të luajnë fatin e tyre për t’u kualifikuar. Kanë shumë lojtarë që aktivizohen në Ligue 1, çka na ndihmon, pasi ne i njohim kundërshtarët. Krahas cilësisë ata kanë edhe entuziazmin, dëshirën dhe pasionin në këtë ndeshje, ndaj duhet të japim më të mirën tonë.

Sa i takon formacionit që do të hedh në fushë, është e natyrshme që do të ketë ndryshime, por do të veçoj se të gjithë ata që do të jenë në fushë do të bëjnë më të mirën për të marrë maksimumin”.

Franca është kampione në fuqi dhe synon që të ruaj statusin e kampiones, por ky edicion i Kupës së Botës ka pasur shumë probleme, pasi trajneri Didier Deschamps humbi nuk ka në dispozicion Paul Pogba, N’Golo Kante, Karim Benzema, Christopher Nkunku ndërsa së fundmi u dëmtua dhe Lucas Hernandez.

“Gjelave” do u mjaftonte një pikë për të siguruar matematikisht vendin e parë, ndërsa në anën tjetër Tunizisë i duhet fitorja me patjetër dhe një barazim mes Danimarkës dhe Australisë.