Përballja mes Dukagjinit dhe Dritës nuk na ka dhuruar fitues pas 90 minutave lojë.
90 minutat e çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll përfunduan me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Dy skuadrat kishin mundësi të mira shënimi, me Dritën që goditi dy herë shtyllën, teksa ekipi vendas rrezikoi me Rugovën e Mërlakun.
Gjysmëfinalisti do vendoset nga vazhdimet apo edhe nga penalltitë.
/GazetaBlic Sport