Sporti

Ndeshja Dortmund – Atalanta do të fillojë me 15 minuta vonesë

02/17/2026 21:02
nga:Lorik J

Ndeshja e raundit eliminator të Ligës së Kampionëve midis Borussia Dortmund dhe Atalanta u shye për 15 minuta për shkak të mbërritjes me vonesë të ekipit vendas.

“Për shkak të mbërritjes me vonesë të ekipit tonë, fillimi i ndeshjes do të shtyhet me 15 minuta,” postoi Dortmund në rrjetet sociale gjysmë ore para kohës së caktuar të fillimit.

Një zëdhënës i Dortmund konfirmoi për AFP se vonesa ishte për shkak të problemeve me trafikun.

Loja do të fillojë tani në orën 21:15.

/GazetaBlic Sport