Lajme

Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme iraniane goditet nga një sulm ajror

06/15/2025 20:13
nga:G B

Një ndërtesë e Ministrisë së Jashtme iraniane u godit në njërin nga sulmet e sotme.

Ky është sulmi i dytë i konfirmuar në një vend qeveritar që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

CNN ka raportuar se ka dalur tym nga biblioteka e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e vendosur në Teheranin verior.

Disa zona banimi u goditën në sulmet e fundit izraelite, sipas dëshmitarëve dhe medias shtetërore.