Lajme

Ndërron jetë Zyrtarja Ligjore e Gjykatës Themelore në Prishtinë

08/26/2022 19:16
nga:G C

Ka ndërruar jetë Zyrtarja Ligjore e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, Mihrije Krasniqi – Sheholli.

Mihrije Krasniqi – Sheholli ka lindur me datë 27.05.1967 në fshatin Kolevicë, Komuna e Prishtinës.

Me datë 01.01.2001 ajo filloi punën si Sekretare Juridike në Gjykatën për Kundërvajtje në Podujevë, të cilën detyrë e ushtroi deri në vitin 2017.

Nga data 27.12.2017 ajo u avansua në pozitën si Zyrtare Ligjore të cilën pozitë e ka ushtruar deri më sot datë 26.08.2022.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj.Albina Shabani Rama u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes të së ndjeres, gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Podujevë z.Minir Hoti, si dhe gjithë stafit të gjykatës.