Lajme

Ndërron jetë zyrtari i LDK-së

04/10/2022 10:45
nga:Gazeta Blic

Ka ndërruar jetë zyrtari i LDK-së në Klinë, Aziz Desku, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirumar kryetari i Degës së LDK-së në Klinë Besim Hoti.

“Aziz Desku ishte i palodhshëm në veprimtarinë e tij si në Lidhjen Demokratike të Kosovës ashtu edhe në detyrat e funksionet në institucionet komunale në Klinë”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje e mora lajmin se ka ndërruar jetë Aziz Desku, anëtar i kryesisë në Degën e LDK-së në Klinë

Aziz Desku ishte i palodhshëm në veprimtarinë e tij si në Lidhjen Demokratike të Kosovës ashtu edhe në detyrat e funksionet në institucionet komunale në Klinë.

Angazhimi dhe kontributi i Azizit për vite me radhë në Degën e LDK -së në Klinë nuk do të harrohet asnjëherë, por do të mbetet gjallë përgjithmonë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi ynë për të.

Lavdi jetës dhe veprës se aktivistit dhe intelektualit
Aziz Desku.

Klinë, 10 prill 2022