Jean Hale ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Aktorja shumë e njohur për rolet e saj në filma të ndryshëm si ‘’Batman’’ dhe ‘’In Like Flint’’ ka ndërruar jetë në gusht sipas familjes por që lajmi u bë i ditur vetëm tani.
Ajo më parë ka qenë e martuar me aktorin fitues të ‘Emmy’ dhe ‘Golden Globes’, Dabney Coleman nga 1961-1984. Ata ndajnë bashkë tre fëmijë: Kelly, Randy dhe Quincy.
Jean ishte bërë më e famshme për paraqitjen në “In Like Flint”, ndërsa në po të njëjtin vit u shfaq në dy episode të “Batman” si Polly.
Rolet e tjera përfshijnë: “Perry Mason”, “The Alfred Hitchcock Hour”, “Haëaii Five-O” dhe më shumë.
Jashtë punës së saj si aktore, Hale iu përkushtua vullnetarizmit me Shoqërinë Amerikane të Kancerit.
Ajo gjithashtu ishte duke punuar në një përshtatje të librit “Two Toes – The Coyote Legend of Green River”, i cili u shkrua nga xhaxhai i saj, Preston Q. Hale.